Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka cilësuar si të suksesshme punën e ministrisë së tij në menaxhimin e pandemisë së COVID-19,.
Zemaj ka shpalosur punën gjashtëmuajshe të Qeverisë Hoti për menaxhim të pandemisë, Zemaj ka thënë se, gjatë këtyre muajve është arritur të shtohet edhe numri i shtretërve, që sipas tij ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në vend.
“Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por qëllimet tona janë arritur deri diku me sukses. Furnizimi me barna, punësimi i specialistëve shëndetësor, dhe kemi bërë zgjedhje që deri më sot nuk ishin arritur në shëndetësi. Kemi treguar shembull në menaxhimin e pandemisë. Gjatë këtyre muajve kemi arritur të shtojmë edhe numrin e shtretërve duke përmirësuar gjendjen e shëndetësisë në vend. Për këta muaj nuk kemi pasur orar pune, jo vetëm kabineti im, por e tërë shëndetësia. Jam krenar me qytetarët tanë, mjekët, infermierët e stafin spitalor”, ka thënë Zemaj.
“Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. Kurse buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent” ka shtuar Zemaj.
Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet të tyre Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.
“Janë rekrutuar 200 specialist shëndetësorë. 1500 specializant si dhe janë rekrutuar 375 profesionist të tjerë” ka thënë poashtu ministri Zemaj.
https://www.arbresh.info/lajmet/zemaj-me-nje-minute-heshtje-nderon-25-punonjesit-shendetesore-qe-vdiqen-prej-covid-19/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...