Google ADS

Zemaj: Do themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”

14:58 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se do themelojë “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai ka njoftuar se si ministër, në mënyrë të veçantë po e përkrahë krijimin e familjeve të reja dhe me avancimin e shërbimeve shëndetësore të mos ketë nevojë për trajtime mjekësore jashtë Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Zemaj po ashtu konfirmoi se përkrahja me nga 300 euro për personelin shëndetësor do të vazhdojë edhe për muajt sa do zgjasë pandemia.

Ky është postimi i plotë:

Që shpejti do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit.

Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja.

Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK.

Andaj sot i shoqëruar nga dr. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, vizitova këto dy klinika, ku për së afërmi u njoha me gjendjen dhe punën që po bëhet si dhe me kërkesat e stafit mjekësor.

Mjekëve iu shpreha mirënjohjen time dhe i falënderova pafundësisht për punën e tyre të palodhshme.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do zgjas pandemia.

Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë̈ heronjtë e sotëm.

Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre, do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë.

Ju faleminderit mantelbardhë!

Bashkë do të ja dalim!

#QeveriaHoti

 

 

 

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3310621805651343

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme