Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në seancën e Kuvendit ka folur rreth sigurimit të vaksinës për gripin sezonal.
Ai ka thënë se do të tentojnë të sigurojnë edhe 380 mijë vaksina sepse 120 mijë tani më janë vetëm të siguruara.
“Është me rendësi që të kemi numër të madh të vaksinave, por ata që janë përballë më këtë temë në të kaluarën edhe që marrën më fushën e shëndetësisë e din që është problem botëror sigurimi i vaksinave. Ëmë 4 shkurt është bërë plani për vaksinimin, ka ndryshuar nuk është realizuar deri në fillimin e këtij muaji Kur qeveria ka ndër buxhet që ju sot e lëvizet në kuotën buxhetore. Ne sot mbi të gjitha do të tentojmë të sigurojmë edhe 380 mijë vaksina sepse 120 mijë tani më janë vetëm të siguruara. Prandaj ju kisha lut që kur keni kësi propozime që të këshillohet MSH-në dhe IKSHPK-në. Në vaksina shtesë do të sigurohet edhe ky numër i cili nuk është i mjaftueshëm por që do të ndihmojë. Për neve do të ndihmonte edhe një shtim për 2 milionë euro por të jem i sinqertë as unë nuk muj me garantu as qeveria që mund të hyjmë në treg me këtë shumë as për vitin e ardhshme që të sigurojmë blerje të vaksinave”, ka thënë Zemaj. /Lajmi.net/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...