Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, nën shoqërim të UD. Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, kanë vizituar të shtunën Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri, i shndërruar së fundmi në spital për trajtim të rasteve me Covid-19 për regjionin e Mitrovicës.
Me këtë rast, Ministri Armend Zemaj, tha se Spitali i Vushtrrisë është vënë në funksion për trajtim të rasteve me COvid-19 për qytetarët e Vushtrrisë, Mitrovicës, kurse në Mitrovicë do të ofrohen shërbimet e tjera shëndetësore spitalore për pacientët e këtyre dy komunave dhe komunave për rreth.
“Ne presim që kuadrot shëndetësore të përforcuara dhe që do të përforcohen edhe më tutje të do të ja dalin të ofrojnë shërbime për qytetarët, poashtu, do të dhurojmë një autoambulancë për këtë spital, e cila është donacion nga BE”, theksoi ai.
Duke folur lidhur me raportin 24 orësh dhe trajtimin e raste, UD. Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, njoftoi se në tërë ShSKUK ka të shtrirë 498 pacientë, 225 në klinikat Covid në QKUK dhe 275 në spitalet e përgjithshme. Ai njoftoi se 35 pacientë janë në gjendje më të rënduar, prej tyre 13 të intubuar dhe të tjerët me metoda tjera, kurse nga numri total i pacientëve, 260 janë në oksigjenoterapi.
Drejtori Krasniqi ka falënderuar kryetarin e Vushtrrisë dhe atë të Mitrovicës, por edhe dy drejtorët e spitaleve për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për tu realizuar kjo ide.
“ Në kuadër të ekipit do të ketë 24 orë 1 anteziolog kujdestar, 1 pulmolog, 1 infektolog 8 orë,1 internist dhe 1 radiolog poashtu 24 orë, urojmë që 63 shtretër të mos ketë nevojë shfrytëzohen asnjëherë”, përfundoi ai.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...