Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
Gjatë kësaj vizite, Zemaj dhe Balaj kanë takuar drejtorin e këtij spitali, Afrim Avdaj, pëmres të cilit janë njoftuar për gjendjen në këtë spital dhe nevojat e këtij institucioni.
Zëmaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite kanë dhuruar edhe një autoambulancë dhe pajisje, të cilat do të jenë në shërbim të pacientëve.
“Falënderova personelin shëndetësor për përkushtimin e dëshmuar në luftën kundër pandemisë̈. Kemi ofruar dy oksigjenoformues bashkë me mjete mbrojtëse, sikurse dhuruam edhe një̈ autoambulancë me të gjitha pajisjet, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Së bashku me Zëvendëskryeministren, Albulena Balaj Halimaj vizituam Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ku takova drejtorin Afrim Avdaj, i cili më njoftoi me aktivitetet dhe nevojat e këtij institucioni shëndetësor.
Falënderova personelin shëndetësor për përkushtimin e dëshmuar në luftën kundër pandemisë̈. Kemi ofruar dy oksigjenoformues bashkë me mjete mbrojtëse, sikurse dhuruam edhe një̈ autoambulancë me të gjitha pajisjet, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve.
Po ashtu në Qendrën Komunale të Mjekësisë̈ Familjare/QKMF me drejtorin Visar Shehu biseduam rreth aktualitetit dhe furnizimeve me barna nga ana e Ministrisë̈ së Shëndetësisë̈. Sikurse për funksionimin dhe punën që po bëhet nga të gjitha strukturat e sistemit të shëndetësisë̈̈ që merren me ruajtjen, përparimin e shëndetit publik, parandalimin e sëmundjeve, mjekimit, shërimit dhe rehabilitimit të të sëmurëve.
Ndërsa në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë̈ Publike/ QRSHP në Prizren, e cila është degë e Institutit Kombëtarë̈̈ të Shëndetësisë̈̈ Publike të Kosovës (IKSHPK), me drejtorin dr. Fadil Kryeziu folëm rreth punës dhe masave parandaluese kundër pandemisë̈̈, si dhe procesin e testimeve të Covid19.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...