Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kur eventualisht mund të merret vendim për rinisjen e shërbimeve për pajisje me viza dhe hapjen e aeroportit.
Ai ka thënë se Qeveria Hoti në ditët në vijim do të fillojë kontaktet me diplomatët e shteteve evropiane për të shikuar mundësinë e lëvizjes së lirë drejt BE- së, gjithmonë duke i respektuar rekomandimet nga mjekët.
Postimi i plotë:
Ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE- së , gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët.
Ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.
Nuk mund të bëhemi as zëdhënës të tyre, pavarësisht se kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ne i falënderojmë shumë për ndihmën e tyre të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos tani në luftën kundër pandemisë. Pa këtë ndihmë do të ishte shumë e vështirë për Kosovën.
E dimë, se shumë qytetarë të Kosovës janë në pritje të udhëtojnë në shtetet e BE-së, sidomos në Austri, Suedi, Zvicër, e Gjermani, qoftë për një kohë të shkurtër, si turist apo për një udhëtim pune.
Çdo ditë mijëra qytetarë pyesin se kur do të rihapën ambasadat e konsullatat e BE-së në Prishtinë, për t’u pajisur me viza, sikurse për rihapjen e plotë të aeroportit të Prishtinës dhe rinisjen e linjave të rregullta të fluturimeve drejt shteteve të Shengenit. Atje ku kemi qindra mijëra mërgimtarë, për të cilët do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u lehtësojmë udhëtimin e tyre për në atdhe ku do të bëjnë pushimet afër më të dashurve të tyre. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë.
Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.
Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve.
Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19.
Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së.
Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave.
Ruaj distancën!
Vendos maskën!
Mbaje higjenen!.
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...