Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se me Edelstein kanë biseduar lidhur me sigurimin e vaksinave antiCOVID.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre. Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid. Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri. Faleminderit!”, ka shkruar Zemaj.
LEXO EDHE
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...