Google ADS

Zemaj bashkë me Thaçin, vizitojnë qendrën korrektuese në Lipjan, përçojnë mesazhin e përkujdesjes ndaj të burgosurve

14:42 | 19 Tetor 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i shoqëeruar nga drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaci dhe drejtori i Shëndetësisë në Burgje, Milazim Gjoci, kanë vizituar Qendrën Korrektuese Edukative në Lipjan, për të përcjell mesazhin e MSH-së për kujdes ndaj të gjithë qytetarëve e Kosovës,

Siç shkruan Zemaj, përkujdesja shëndetësore në këto qendra korrektuese në këtë kohë pandemie, është mjaftë sfiduese.

“Përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft sfiduese. Por, duke iu falënderuar zbatimit të plotë masave për pengimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, infektimet janë shumë të vogla”, ka shkruar Zemaj.

Statusi i plotë i tij:

Vizita në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan, takimi me drejtorin e Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçin, dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Burgje, Milazim Gjocin, është zhvilluar për të përcjell mesazhin e kujdesit të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë, në të gjitha institucionet e vendit.

Përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft sfiduese. Por, duke iu falënderuar zbatimit të plotë masave për pengimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, infektimet janë shumë të vogla.

Uroj që masat e ndërmarra në pajtim me situatën, do të ruajnë dhe mbrojnë edhe më tej të gjithë të burgosurit, në veçanti gratë dhe të miturit.
Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm.
Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.
Bashkë ia dalim!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3502126456500876

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme