Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit.
Ata së bashku kanë diskutuar rreth ideve dhe pikëpamjeve për zhvillimin e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrimit, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës, shkruan Arbesh.info
“Sapo pata një takim të rëndësishëm me z.Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit në Kosovë, me të cilin shkëmbyem idetë dhe pikëpamjet për zhvillim e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrim të mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës”
Postimi i tij i plotë:
Sapo pata një takim të rëndësishëm me z.Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit në Kosovë, me të cilin shkëmbyem idetë dhe pikëpamjet për zhvillim e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrim të mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës.
Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut.
Andaj, rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve.
Shpreha gatishmërinë time për të bashkëpunuar me këtë institucion shumë të rëndësishëm, i cili ndër të tjera është një mekanizëm ligjor edhe për mbrojtjen e personave të privuar nga liria, që shpeshherë qëndrojnë në institucionet shëndetësore. E të cilët do të vazhdojnë të marrin të trajtime mjekësore pa u diskriminuar.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...