Zemaj: Aty ku bëhet Kuvendi, n’Prizren për fitoren e LDK-së

15:04 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se e ka marrë seriozisht nisjen e fushatës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kësisoj, ata sot, i kanë nisur takimet e tyre duke zgjedhur komunën e Prizrenit.

Shumë zyrtarë të partisë së Isa Mustafës, e kanë zhvilluar sot një takim në Prizren.

“Aty ku bëhet Kuvendi, n’Prizren për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, deputeti i kësaj partie Armend Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme