Zemaj: Asnjë nënë, grua apo motër, nuk guxojmë ta lëmë vetëm në luftën kundër kancerit

16:08 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita kanë mbajtur sot tryezë diskutimi kushtuar muajin tetor, i njohur si Muaji i Luftës kundër Kancerit të gjirit me qëllim të vetëdijesimit për këtë sëmundje.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar të gjithë ata që në vazhdimësi kanë kontribuar në avokimin për këtë kauzë. Ky takim, tha ministri Zemaj, duhet të jetë sinjal dhe zotim që ky muaj dhe këto data të shërbejnë si luftë kundër kancerit të gjirit.

“U shpreh respektin e veçantë të gjitha heroinave që e mundën kancerin, besoj se përvoja dhe rrëfimi i tyre do të jetë motivues për të gjitha gratë tjera, të mos nënshtrohen. Nëna, Motra, gra, të çmuarat tona, kini kujdes! Mos i jepni asnjë shans kancerit, bëni kontrolle, respektoni rekomandimet e mjekëve! Asnjë nënë, grua apo motër, nuk guxojmë ta lëmë vetëm, as nuk do të jetë vetëm”, tha ministri Zemaj.

Tutje, ministri Zemaj ka shtuar se “luftimi i kancerit të gjirit, është luftë që fillon por nuk mbaron vetëm me tetorin. Dymbëdhjetë muaj të vitit, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun nga kanceri i gjirit”.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se statistikat e prekjes nga kanceri gjirit fatkeqësisht janë në rritje, përkrahja institucionale do të zbutë barrën për të prekurat nga kjo sëmundje.

“Ky muaj na bënë të i rikujtojmë statistikat që fatkeqësisht janë të rritje të prekjes nga kanceri i gjirit. Përkrahja institucionale do të zbutë sadopak barrën që kanë të prekurat nga kjo sëmundje. Ne duhet t’i kujtojmë heroinat të cilat e kanë mundur këtë armik të padukshëm”, tha ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi theksoi se që 15 vjet si organizatë janë duke pasqyruar gjendjen jo të mirë të grave në përballjen me këtë sëmundje.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi theksoi se që 15 vjet si organizatë janë duke pasqyruar gjendjen jo të mirë të grave në përballjen me këtë sëmundje.

“Në vazhdimësi edhe këtu sot bëj kërkesë që të shtohen mundësitë që gratë të kenë mundësi më të madhe për diagnostikim, mos të ketë pritje të gjata dhe të kenë mbështetje psiko-sociale dhe fizioterapeutike…”. Ajo kërkoi që aspekte të trajtimit të kancerit të gjirit të rregullohen me ligj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme