Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të sigurojë ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës edhe për një legjislaturë të re.
Zemaj, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë votuesit që e kanë përkrahur.
Ai shkrimin e ka përmbyllur me një thënjie të Napoleon Bonapartës.
Shkrimi i plotë i Zemajt:
Të dashur miq, shumë të respektuar anëtar dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, veteran, invalid dhe familje të dëshmorëve të UÇK-së të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, qytetarë të nderuar!
Sot edhe zyrtarishtë i konfirmuar si deputet në legjislaturen e katërt timen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ju falenderuar ju për besmin e dhenë me voten tuaj të shejtë për të rikonfirmuar angazhimin tim si deputet, ju jam mirënjohes dhe njeherit vazhdoj të ndihem përgjëgjës dhe i obliguar që me gjithë potencialin tim të punoj në të miren e përgjithshme të popullit tim, mbi të gjitha të percjelli me krenari porositë tuaja të pastërta për një shtet të zhvilluar e ligjor ku çdo qytetarë do ndihet krenar me Kosovën tonë, më këtë të përmbushim amanetin e të parëve tanë.
Duke ju uruar gjithë të mirat po e përmbylli me një thënie të Napeolonit:
“Asnjë betejë e madhe nuk është fituar ndonjëherë, duke luftuar në mbrojtje”.
I juaji, Armendi
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...