Google ADS

Zemaj: Arsimtarë dhe nxënës, festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin

13:21 | 19 Dhjetor 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë me një thirrje për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të vendit.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook u thotë se shëtitjet dhe festat do të jenë më të gëzueshme kur të largohet virusi COVID-19.

“Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit”.

“Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjashme