Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se COVD-19 vazhdon të jetë pelerina e zezë këto ditë në mbarë botën.
Ai ka thënë se ky virus është shqetësimi ynë më i madh aktualisht. Zemaj ka porositur qytetarët se tubimet dhe grumbullimi janë rreziku më i madh.
“Mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mos mbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i tij i plotë:
Në këtë mengjes të punës, tek po lexoj informacionet e medieve vendore dhe të vendeve tjera, po shohim se Covid-19 vazhdon të jetë pelerina e zezë që po mbështjellë thuajse shumicën e kryetitujve. E në këtë kuptim edhe mendjen tonë.
Ky virus është shqetësimi ynë më i madh aktualisht. Është shndërruar si një kërbaç që çdo ditë po godet ndonjë qytetarë. Që nga fillimi detyrës unë si ministër dhe tërë stafi im me të gjitha kapacitetet po angazhohemi në këtë kryengritje kundër virusit. Por ushtarët kryesor jeni secili nga ju.
Tubimet dhe grumbullimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh. Në to po fshihet ky virusi i pabesë që pret për t’u shpërndarë dhe atakuar.
Mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mosmbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve.
Kjo situatë është krijuar sidomos pas datës 30 maj kur u lehtësuan masat.
Çdokush duhet jetë i vetëdijshëm se virusi vërsulet e shpërndahet në tubime e grumbullime njërëzish dhe përmes kontakteve.
Në këto rrethana është e pamundur mbikëqyrja e përgjithshme.
E vetmja armë e jona kundër këtij virusi është ruajta e distancës fizike e sociale dhe respektimi i masave mbrojtëse dhe parandaluese.
Të gjitha institucionet publike e private duhet rigorozisht të ndërmarrin të gjitha veprimet që dalin nga udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit covid-19”.
Ruaj distancën!
Vendos maskën!
Mbaje higjienen!
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...