Google ADS

Zelensky thotë se Rusia po përgatit luftë në Ballkan, reagon Kearns: Në qershor paralajmërova për atë që mund të shohim në Kosovë

21:41 | 16 Nëntor 2023
E.H

Ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Vlodymyr Zelensky, se ka informacione se Rusia po përgatitë luftë në Ballkan, ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns.

Kearns thotë se ka paralajmëruar vazhdimisht ‘atë që mund të shohim në Kosovë’, por sipas saj paralajmërimet ishin të rrënuara, shkruan Arbresh.info.

Në platformën X, deputetja britanike ka shpërndarë fjalimin e Zelenskyt ndërsa ka thënë se shqetësimet e saja janë realizuar.

“Unë kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet të gjejmë shtyllën kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Unë paralajmërova në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por ishte e rrënuar. Mjerisht shqetësimet e mia u realizuan”, ka shkruar Kearns.

Lexo edhe:

Zelensky: Rusia po përgatit luftë në Ballkan

Kujtojmë se sot, presidenti ukrainas para mediave ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme