Google ADS

Zelensky thotë se rusët kanë tentuar t’i zmbrapsin forcat ukrainase nga Kursku

09:11 | 13 Tetor 2024
Q L

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka tentuar të zmbraps trupat ukrainase nga pozicionet e tyre në Kursk të Rusisë, por se forcat mbrojtëse të Ukrainës po mbahen mirë.

Zelensky theksoi se tashmë është kthyer në Kiev dhe ka biseduar me Oleksandr Syrskyi, komandantin e forcave të armatosura të Ukrainë, me të cilin diskutoi për të gjitha frontet, përfshirë operacionin në Kursk.

“Për ushtarët tanë në frontin e Pokrovskit: punë e mirë e kryer, dhe përgëzojë çdo ushtar, rreshter e oficer që po mbajnë pozicionet tona mbrojtëse”, shtoi presidenti ukrainas.

Frontet në Donetsk dhe Zaporizhzhia po sfidohen nga kushtet, me operacione të shumta të rusëve që kanë për qëllim zmbrapsjen e ukrainasve.

Ndryshe, Rusia tentoi të zmbraps ukrainasit nga pozicionet e tyre mbrojtëse, por sipas Zelensky ata po ia dalin mirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme