Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka bërë të ditur se e ka falenderuar kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj shtetit të Ukrainës, shkruan Arbresh.info.
“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike”, ka shkruar Zelensky.
Tutje, ai ka thënë se detyra e Ukrainës është mbështetja e Shqipërisë, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në Samitin Global të Paqes.
“Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë”, shkruhet në postim.
Mes tjerash, Zelensky ka potencuar se kanë diskutuar edhe për mënyrat e bashkëpunimit për trajnimin e ushtarëve.
“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
I spoke with Prime Minister @EdiRamaal to thank him for Albania’s firm stance on Russian aggression against Ukraine and support for our country at the UNSC, as well as defense and political support.
The Albanian representative attended the fourth Peace Formula meeting in Davos.… pic.twitter.com/7GF2uoAQud
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 19, 2024
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...