Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur mbrëmë në Tiranë të Shqipërisë, ku sot do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën.
Pak para fillimit të samitit, Zelensky ka thënë se sot do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin Edi Rama.
“Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për formulën e paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë”, shkruan presidenti ukrainas.
Zelensky tha se do të diskutojnë rrugën e përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindor.
“Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër”, shkruan Zelensky.
Ndërsa kujtojmë se pak më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë ka mirëpritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky para mbajtjes së Samitit për Ukrainën.
Në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/zelensky-takohet-me-ramen-ne-tirane-para-samitit-per-ukrainen/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...