Zelensky bisedon në telefon me kryeministrin Edi Rama

11:20 | 5 Mars 2022
S D

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka biseduar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.

Zelenskyy ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.

Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbahkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme