Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se zhbllokimi i institucioneve është në dorën e Behgjet Pacollit të AKR-së, shkruan arbresh.info
Zeka i ka kërkuar Pacollit që ta votojë Kryesinë e Parlamentit duke i thënë se nëse këtë do ia kërkonë Pacolli ndonjëherë, Zeka do e garantonte atë votë publikisht.
Madje, Zeka e ka pa përmendur edhe Isa Mustafën.
Ai ka thënë” Mirë ashtë ai njeri, në këtë moshë pleqëri, me shku në atë botë me një vepër të mirë!!!”, ka shkruar Zeka.
Ky është postimi i plotë i Zekës:
Zhbllokimi i institucioneve vetem ne doren e Pacollit
Ju kam drejtu para disa diteve, shume njerezisht, Kadri Veselit, per mu terheqe nga posti i kryetarit te Parlamentit. Tash po te drejtohem Ty, Behgjet Pacolli, duke ta njohur kulturen familjare dhe politike: Thirre aresyen ne ndergjegjen Tende, edhe votoje kryesine e Parlamentit, qe Kosova te ece perpara. Votoje, sepse aty i ke pakete te gjithe: edhe te koalicionit LAA, edhe te VV. Pastaj per Qeverine beje si te duash.
Po ta them kete Behgjet Pacolli, sepse ti me partneret e tu, nuk ke asnje marreveshje per me blloku Kosoven. Po ta them kete, sepse, nese diçka varet nga vota ime, dhe ti do ma kerkoja, une do ta garantoja ate vote publikisht.
Ja te flasim ne menyre hipotetike: Qeveria Haradinaj do te deshtoje. Ju do te krijonit nje qeveri teknike, ku vota ime do te vendoste. Une do te kisha mbeshtetur.
Ta mbarojme nje çeshtje teknike, ne menyre qe te ecim perpara. Mendo tek Kosova, pastaj tek vetja, e ne fund tek LAA. Kjo lutje shkon edhe per partneret e tu, sidomos Isa Mustafen. Mire ashte ai njeri, ne kete moshe pleqerie, me shku ne ate bote, me nje veper te mire!!!
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...