Zeka: Vizita e delegacionit amerikan tregon seriozitetin e SHBA-ve për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit

18:36 | 21 Shtator 2020
A Z

Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se vizita e sotme e delegacionit amerikan është e një rëndësie të veçantë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 4 shtator.

Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se kjo vizitë tregon insistimin e ShBA-ve për zbatimin e marrëveshjes.

“Ka pasur edhe marrëveshje tjera që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, por dallimi kësaj rradhe është se ndërmjetsues janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ketë një insistim të vazhdueshëm dhe të menjëhershëm që këto marrëveshje të zbatohen dhe pikat e atyre marrëveshjeve të zbatohen”.

“Besoj se vizita e delegacionit të sotëm të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Zhvillimore Financiare (DFC) pjesë e cilit është edhe i dërguari i posatshëm ambasadori Richard Grenell dhe përfaqësues nga Banka EXIM dhe zyrtarëve tjerë, vetë përberja e delegacionit tregon seriozitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se si i çasen kësaj periudhës pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washintgon”.

Zeka mes tjerash tregon nëse DFC ka sjellur para në Kosovë.

“Mënyra se si funksionon DFC është se ata mbështesin iniciativat e sektorit privat që do të thotë se tashmë paratë janë në dispozicion por me gjithë atë u takon akterëve të sektorit privat të aplikojnë në platforma që tashmë janë në dispozicion dhe të përfitojnë nga ato mjete investive”.

“Do të jetë financim me kushte të përshtatshme dhe natyrisht me periudha më të gjata të kthimit përtej atyre që ofrohen në tregun financiar në Serbi, Kosovë dhe rajonet e Ballkanit Perëndimor, tashmë u takon të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë modalitetet e zbatimit të atyre projekteve që janë përmendur në marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar në Washintgon”, deklaroi Zeka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme