Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se ai e di se kush është ‘Znaçka’ por nuk pranon ta zbulojë identitetin e tij. Për këtë, sipas tij duhet të flas i pari i PDK’së, Kadri Veseli.
Veseli si kryetar Kuvendi në një seancë plenare më 2017 e kishte pyetur Zekën se ku e kishte ‘znaçkën’.
“Milaim ku e ke znaçkën, nuk ke drejtë të flasësh ashtu”, i kishte thënë Veseli-Zekës.
Duke folur lidhur me këtë në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, Zeka thotë se pret që Veselit të shpjegohet lidhur me një deklaratë të tillë.
“Unë e di kush është ‘Znaçka’”, tha Zeka.
“Besoj që shumë shpejt Kadri Veseli ka me tregu se kush është ‘Znaçka’”, shtoi ai.
“I vetmi njeri që i takon me sqaruar punën e ‘Znaçkës’ është Kadri Veseli. Nëse Kadri Veseli ka dokumentacion dhe fakte që Milaim Zeka ka dosje unë do të hiqem nga jeta publike”, theksoi ai.
Zeka ka treguar se ishte burgosur në moshën17 vjeçare dhe se kishte lënë Kosovën këmbë prej Kosovës nëpërmjet Sllovenisë./expres/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...