Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se seanca e parë parlmanetare do të mbahet më 27 korrik.
Sipas tij edhe LDK edhe Vetëvendosje do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar parlamenti, transmeton Klan Kosova.
Tutje në Info Magazine të Klan Kosova, Zeka tha se nëse Haradinaj dështon në formimin e qeverisë le të lirojë rrugën të tjerëve që qeveria të mos mbetet peng e të mos mbesin të bllokuar qytetarët e institucionet e vendit.
”Unë do të dal kundër partisë time në atë moment që shkelen premtimet, parimet e mia që i kam dhënë elektoratit. Kam premtuar për ndërtimin e një sistemi funksional të shëndetësisë, e po ashtu të arsimit”.
”Vetëm ta thërras seancën Presidenti. Nuk arrin Haradinaj ta bëjë qeverinë t’ja lirojë rrugën të tjerëve kaq. Kadri Veseli do të votohet. Kryetarin e Parlamentit mund ta votojë edhe LDK edhe Vetëvendosja. Nëse nuk votohet kryetari i parlamentit atëherë shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Besoj që më 27 korrik do të mbahet seanca e parë parlamentare”
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...