Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nën presion të ndërkombëtarëve andaj ka vendosur që të votojë Vjosa Osmanin për Presidente.
“Abdixhiku e ka dëgjuar atë daullen që po rreh afër zyrave të LDK-së. Ambasadori amerikan dëshiron krijimin e institucioneve. Përndryshe ai do të kritikonte Osmanin”, tha ai.
Tutje ai thotë se ka kërkuar edhe nga AAK dhe PDK të qëndrojnë në sallë.
“Unë të thashë se jam nga njerëzit e rrallë që ri me të gjithë partitë politike. Sonte për shembull kam qëndruar me gjeneral Daut Haradinaj. Më parë me Enver Hoxhajn. Ai e ka mbrojtur qëndrimin e tij pse nuk duhet votuar Vjosa Osmani. Unë e kam mbrojtur shkrimin tim pse PDK duhet të qëndrojë në sallë. Në rast se të udhëheqë inati nuk mundesh me fitu. Këtë e kam shkruar për profesorin Hoxhaj. Me inat nuk shkohet as në politikë sepse humb. Në biznes i humb paratë. Ndërsa në dashuri të dashurën”, shtoi Zeka në t7.
“Është e vërtet se Vjosa tërë karrierën e saj politike e ka bërë duke sharë. Nuk ka treguar dicka në politikë. Por interesi i AAK-së dhe PDK-së është që të qëndrohet në sallë. Unë nuk kam hequr dorë nga komentet e mija për Kurtin. Ai është abuzues. Ka abuzuar me flamur, me bashkim kombëtar, me Pakon e Ahtisarit. Vetëm një shtyllë më bashkon me Kurtin, ai nuk është hajn”, shtoi Zeka.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...