Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar edhe njëherë çështjen e takimit konsultativ të së hënës me partitë politike nga ana e Presidentit Thaçi.
Zeka tutje ka dhënë përsëri qëndrimin e tij se ky takim me subjektet partiake, nuk do duhej të ndodhte e sipas tij me këtë rast Presidenti Thaçi po bënë lojë të cilën e ka quajtur ‘’guxhas’’. Në statusin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Zeka tha se Presidenti i vendit vazhdimisht do të bëjë show mediatik, gjë e cila sipas deputetit të Nismas, po i kushton shumë vendit.
Statusi i plotë i Milaim Zekës i shkruar në Facebook:
”Nuk e di nese nja 2 perqind e prishtinalive te “vjeter” e kuptojne se çka eshte loja e guxhave, dhe si luhet ajo?! Nese jo, munden me i pyet katunarte si une, edhe ua sqarojne.
Po presidenti i vendit, me kete ftesen drejtuar partive politike, per nje takim diten e hene, ora 10-te, ashte funde e krye veq sa me lujte guxhas me keto parti, dhe asgje ma shume. Kjo ashte loje me votuesit e Kosoves, loje me deputete, pa e kuptu presidenti, se egjithe kjo, do t i kthehet ne bumerang.
Show mediatik i Presidentit (per ta vene ne vend te pare ne listen e Kallashit, Linda Morines e Bleona Qerretit), po i kushton shume vendit, dhe po i forcon shume kundershtaret e tije politik. Vendi nuk ka nevoje per asnje konsulte paraprake me parti. Vendi ka nevoje qe te thirret seanca parlamentit, qe aty te matet forca politike e çdo subjekti politik. Hiq nami nuk bahet nese PAN-i e ban, apo nuk e bane qeverine. Nuk bahet nami as partite tjera nese e bajne apo jo. Kryesorja eshte qe te bahet qeveria nga ata qe i kane numerat, nga ata qe minden me ba qeverine.
Partite politike, mem ndegju mu, nuk kisha shku ne ate mbledhje konsultative, pasiqe nuk ka asnje vlere, asnje rezultat. Mbledhjet e tilla munde te thirren nese te gjithe deshtojne me kriju qeverine, po fillimisht parlamentin. Lista Serbe po tregohet shume e sinqerte, duke treguar hapur se “po konsultohen me Beogradin”!
Po me vjen inati bre, jo vetem si deputet, po edhe si qytetar i ketije vendi, qe Vuçiqi te ju thote diplomateve te huaje: “A ju thoshim qe lidershipi i Kosoves nuk jane te zot me drejtu nje ferme te lopeve, se le ma nje shtet”!”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje