Deputeti Milaim Zeka ka thënë se seanca mund të vazhdoj në orën 19:00 apo 22:00 por ai nuk do të marr pjesë.
“Në shenjë proteste për shkak të poshtërimit dhe injorimit q ëub ëhet gazetarëve që nuk del asnjë njeri kompetent nga kryesia e Kuvendit që t’i informoj gazetarët, dhe ndaj maltretimit që nab ëhet neve disa deputetëve të ndershëm të cilët vijmë gjithë ditën rrimë këtu e sillemi nëpër sallëne Kuvendit, unë do ta bojkotoj këtë seancë sonte. Dhe do të ishte fat i mire që ky votim të varejt sonte nga vota ime. Atëherë le të reflektoj edhe Kadri Veseli edhe liderët politik se nuk mund të shkohet në ëktë mënyrë përpara duke diskutuar për gjëra madhore për Kosovën dhe duke u tallur në ëktë formë. Le të del dikush dhe publikisht le të thotë që ne nuk mund t’i dërgojmë proceset madhore përpara sepse po na shantazhon Lista Serbe”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Zeka ka thënë se Lista Serbe ka qenë ën vizitë në Mal të zi që të kërkojë tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës.
“Ne De Facto i kemi tri parlamente në Kosovë. E kemi parlamentin e Listës Se4rbe që është vendimtar për qëndrimet e ardhmërisë s ëKosovës, e kemi Opozitën që i ka humbur udha në oborr sidomos LDK krahu i Bukoshit që po tregohet agresive në qoftëse i keni parë qëndrimet ndaj Teuta Rugovës sepse unë personalisht do të marrë pjesë edhe në seancëne Opozitës. Jam shumë i bindur se sikur Adem Mikullovci të vendoste vet ai do të ishte në sallë. Nuk e kuptoj as qëndrimin e Mimoza Kusarit, as të Ilir Dedës që po luajnë duplikatë. Këtu po luajnë disa liderë jo në lojën e interesave të qytetarëve por të interesave personale dhe të votuesve”, ka thënë ai.
Sipas tij Thaçi është lojtari më i madh politik pas Ibrahim Rugovës.
“Ai do t’i sjellë të gjithë në mullar dhe do të bëjë çfarë të dojë prapë se prapë. Këta në krahasim me Presidentin Thaçi janë lojtarë shumë të vogël, dhe ai e dinë që njerëzit tanë janë korruptueshëm dhe është shumë lehtë të bilhen. Se çfarë postesh tash do të iu ofroj qoftë Qeveria qoftë Hashim Thaçi mbetet për ta parë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Lista Serbe është dirigjim i Beogradit.
“Është e pajustifikueshme ajo që po ndodh. Me këtë klasë politike që e kmi qe 18 vite jo veriun, jo Luginen por ka rrezik që e marrin edhe Prishtinën. Nuk mund ta përfaqësosh Kosovën kur në brendinë tënde e din që je kriminel. Me Listën Serbe as në WC nuk do të hyja e le më të ulem në tavolinë bisedimesh me ta”, ka thënë ai. /Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2152606468343476/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali