Deputeti Milaim Zeka nga NISMA ka thënë se shumica e deputetëve më të zhurmshëm të kuvendit i mbajnë fjalimet e dalin jashtë salle.
“Propozoj që seancat e ardhshme të mbahen pa lidhje direkte e pa prezencë të mediave prandaj do të vinit të dëgjonit kush vjen këtu”, ka thënë ai, percjell arbresh.info.
Sipas tij çdo kritikë për ta rrëzuar qeverinë është vetëm për tu bëre zhurmë.
“Ne si deputet jemi për ta kritikuar, kontrolluar veprimet e Qeverisë. Njëherë kur e pata pyetur Edi Ramën që ta lëvdonte Sali Berishën ai pati thënë që vetëm një i çmendur si ai do të ndërtonte rrugën e kombit. E si mundemi ne të mos e përmendim një gjë të mirë. Është termocentrali një marrëveshje e jashtëzakonshme për qytetarët. Nuk u përmend shqetësimi për hyrjen e mishit belg, ose për hyrjen e tonelatave të barnave me afate të skaduara, derivatet e naftës etj”, ka thënë ai.
Sipas tij Lista Serbe po e bëjnë vetëvrasjen shtetit të Kosovës.
“Kjo Listë po e bënë harakirin e vendit. Ne duhet të merremi me këtë gjë e Lista Serbe duhet të merret me ata matrapaz që po i detyrojnë të bëjnë kështu. Këta janë e keqja e komunitetit serb në Kosovë dhe nëse vazhdojnë kështu do të bëjnë të flasin me vete. Duhet që opozita tua ndaloj këtë listës serbe. Propozoj që Albin Kurti e Avdullah Hoti të jenë udhëheqës të bisedimeve me Serbinë e jo këta të bëjnë hajgare me neve”, ka thënë ai.
Zeka ka kërkuar nga kryeministri të publikoj në faqe çdo cent që është ndarë për festimin e pavarësisë.
“Kërkojë të publikohet çdo cent si për pavarësinë si për epopenë që janë ndarë e që tash po ndahen. Sepse në këto gjëra vidhet më së shumti pasi që ne s’mundem edhe me vjedh edhe me dal me thënë që jem hajna”, ka thënë ai./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...