Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka ka reaguar ashpër ndaj publikimit të dosjes në disa media se i njëjti i ka ikur tatimit në Administratën Tatimore të Kosovës.
Deputeti Zeka, sipas dosjes së ATK-së, i ka ikur tatimit me vlerë për rreth 80 mijë euro. Mirëpo, deputeti i partisë së Fatmir Limajt këto raportime i ka cilësuar të pavërteta. Madje, ai ka pohuar se janë vetëm shantazhe të organeve përgjegjëse.
“Unë kurrë në jetë nuk i kam ikur tatimit dhe kam paguar tatim çdo gjë çfarëdo vendimi që jep ATK-ja unë i përgjigjem shtetit. Dosja që është publikuar në media është shantazh i ATK-së dhe i Prokurorisë ndaj meje, dosjen më së pari e merr personi për të cilin është bërë raporti, unë as nuk kam marr raport as kurrfarë njoftimi kështu qe kur të marr raportin atëherë mundem me u përgjigj”, ka thënë Zeka në një prononcim për “Indeksonline”.
Tutje, deputeti ka shtuar se ka dokumente që tregojnë se ka paguar tatimin për periudhën prej pesë viteve.
Sipas tij, nëse ATK e ka ndëshkuar atë me mbi 80 mijë euro, atëherë ai thotë se paska qenë rafineri e naftës.
“…në qoftë se ATK më ka ndëshkuar mu me 81 mijë euro borxh unë paskam qenë rafineri e naftës. Përsërisë edhe njëherë këto janë shantazhe njëherë filluan me viza, nuk iu dolën vizat asgjë tash e kanë me tatim edhe këtu nuk kanë asgjë, mua nuk munden me më shantazhu as Prokuroria as ATK-ja në mënyrë absolute. Unë kam deklaruar se në vitet 2012-2017 kam paguar tatim për këtë kam edhe dokumente” , ka përfunduar Zeka.
Ndryshe, në raportin e hetimit që u publikua në media thuhej se shmangie ishte kryer nga dy bizneset e Zekës, Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” dhe “Ilir Krasniqi & Milaim Zeka” OP.
Në hulumtimin e gjerë thuhej se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës bazuar në dosjen hetimore, pretendon se Milaim Zeka në cilësinë e pronarit të biznesit “Qendra Mediale Mozaiku i Kosovës”, për periudhat 2012-2017 i është shmangur tatimit në të ardhurat personale, kontributeve pensionale për pronarin, tatimit të mbajtur në burim për pagat e punëtorëve dhe kontributet pensionale për punëtorë. Vlera e përgjithshme që ATK-ja pretendon se Zeka i ka ikur tatimit në vlerë prej 81 mijë e 192 euro e 72 cent.
“Bazuar në dosjen finale të hetimit… është faktuar dyshimi i bazuar për të dyshuarit sipas pikës 4, VLERËSIMI FINAL, kanë kryer veprën penale të Shmangies nga Tatimi sipas nenin 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe nenit 63 të Ligjit për ATK-në dhe Procedurat duke e dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e ATK-së.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...