Ish-deputeti Milaim Zeka ka folur për Qeverinë Hoti. Ai thotë se një qeveri që nuk ka mundësi t’i kalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të shkojë në shtëpi.
Milaim Zeka ka thënë se “qasja e kryeministrit Hoti ndaj partive tjera e sidomos ndaj PDK’së e Kadri Veselit, është qasje e gabuar, dhe nuk e ka idenë kryeministri se çka e pret më tutje. Ndryshe ai do të ishte me serioz në ofertën e tij për bashkërendim të veprimeve pozitë-opozitë”.
I pyetur se sa do të ketë jetëgjatësi kjo qeveri? – Zeka i ftuar në emisionin DPT në T7, ka thënë se kjo qeveri më së largu do të shkojë deri në marsin e vitit 2021.
Ai më pas ka folur edhe për dialogun dhe takimin e palës kosovare në Uashington, ku mes tjerash ka thënë se “kryeministri Hoti duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë që Hashim Thaçi ka qenë, është dhe do të jetë personi kyç i dialogut”.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...