Google ADS

Zeka për lirimin e Bedri Krasniqit: Ka shpresë se ky vend ka gjykatës me fytyrë e dinjitet

15:36 | 13 Shtator 2023
K.B

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pas lirimit të Bedri Krasniqit, nga akuzat për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë,

Zeka tha se vendi ka akoma vend për shpresë dhe se ka gjykatës me fytyrë e dinjitet, duke shtuar se të mbahet një njeri kaq vite në burg vetëm për fjalë të dikujt tjetër është krim më i madh se sa qindra vrasje.

“Ka shpresë se ky vend ka gjykatës me fytyrë e dinjitet. Mu mbajte njeriu kaq vite në burg vetëm për llafet e dikujt, është krim ma i madh se sa qindra vrasje. Bedri Krasniqi është vrasja e ndërgjegjes të shumë faqezive në  Kosovë”, ka shkruar Zeka në Facebook, përcjell Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Kurse, Dezdari u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burigm për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse u lirua nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.

Të njëjtit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre./Arbresh.info/

lexo edhe:

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë

Të ngjashme