Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, i cili bën pjesë po ashtu dhe në koalicionin më të madh PAN, në Info Magazine , ka thënë se shtyerja e Seancës Konstituive sic u bë sot, nuk ishte e nevojshme të ndodhte.
Sipas Zekës, një situatë e tillë është në disfavor të PAN-it por jo dhe dështim i tyre, derisa shtoi se koalicioni në të cilin bën pjesë dhe vet ai, doli tejet qesharak për diplomacinë ndërkombëtare e po ashtu vendor.
”Nuk është dështim po është një lloj krijimi i një situate që është faktikisht në disfavor të PAN-it”.
”Ardhja me vonesë e njerëzve të PAN-it ka ngjarë si me një ndeshje në një fushë futbolli. PAN ka bërë një gabim të pafalshëm në mënyrën si ka përcmu korin diplomatik të botës dhe të deputetëve”.
”E thash edhe në Parlament, nuk ka pasur asnjë arsye të shtyhej seanca, të merrej pauzë. PAN-i nuk dështoi. Dikujt i nevojitet me mbush provimin për 5 min, në rastin konkret PAN ka dal pak qesharak para opinionit sepse kanë pas një kohë të gjatë për të vendosur”.
”Blerandi nuk e ka ditë që jam i shantazhuar, kur është marr vendimi i PAN për mosmarrje pjesë në seancë askush se ka përmend këtë llaf. Unë jam nis për në seancë, e nuk mungoj në seanca, jam anëtar i Parlamentit, por, mbas publikimit të asaj fotografie nga njëri prej deputetëve të LDK-së, Haxhi Avdyli, unë u irritova jo që e quajta shantazh, por edhe kërcënim sepse duhet ta lëmë të qetë Ibrahim Rugovën”, ka thënë Zeka.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje