Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e sotme të Thaçit se Sami Kurteshi i është lut si zvarranik për postin e avokatit të popullit.
Zeka përmes një postimi në facebook ka pyetur nëse kjo është e vërtetë, shkruan arbresh.info.
“Presidenti Sami Kurteshit: “Mu ke lute si zvarranik” Kështu i tha presidenti sot deputetit te VV-se, Sami Kurteshit, për ta bere avokat te popullit. A është e vërtetë kjo?!”, ka shkruar ai.
Zeka ka shtuar se pa u bë zvarranik i PDK-së, as rojë e ËC nuk ke mujt me u bo.
“Po. Për mos mem thane kështu, nuk kam pranuar asnjë post mbas lufte. Pa u ba zvarranik i PDK-LDK-se, as roje e ËC se publike s’ ke mujte mu ba…|, ka përfunduar ai.
Ndryshe gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rastin e gylenistëve, i ftuar ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili mori pjesë por deri tani nuk u përgjigj në asnjë pyetje.
Mbledhja ka marrë kahje tjetër, deputetët janë përplasur mes vete e shpesh herë në to është përfshirë edhe Thaçi./Arbresh.info/
Përplasja mes Drilonit dhe Fitimit, Xheneta i del në krah kë...
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024