Zeka: Opsioni i ndarjes është në tavolinë, Brukseli e caktoi Thaçin për udhëheqës të dialogut

11:26 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë sot në Kuvend gjatë debatit parlamentar për dialogun se çështja e ndarjes së Kosovës është në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, këto procese varen në mënyrë absolute nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe se ata vendosin se kush do t’i udhëheq bisedimet, siç ka vendosur për Hashim Thaçin, raporton arbresh.info.

“A do të ketë kompromise të dhimbshme, a do të jetë në tavolinë çështja e ndarjes së Kosovës, edhe na çka jemi do shpiuna, ndërkombëtarët na thonë neve që opsioni i ndarjes është në tavolinë. Mos mendoni ju se Lutfi Haziri nuk është budalla, nuk ka folur krye në veti. Pasha tokë e pasha qiell mos t’ia kishte thënë ndonjë zyrtar i lartë evropian Lutfi Hazirit çështjen e shkëmbimit të territorit ai nuk e kish thënë atë. Ju nuk po e kuptoni që dialogun ta cakton Brukseli dhe Uashingtoni, ju nuk e dini që Brukseli ta qon presidentin”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se ata që po e shajnë presidentin Hashim Thaçi deri dje e kanë mbështetur./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme