Grupit Punues për Armët e Vogla dhe të Lehta , ka mbajtur takimin e radhës, ku është prezantuar udhërrëfyesi për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2024.
Takimin e hapi koordinatori Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Në takim u diskutua për procesin e shkatërrimit të armëve, ku u dakorduan për angazhime dhe koordinimin ndërinstitucional, për të realizuar shkatërrimin e armëve sipas planifikimeve gjatë këtij viti.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendhsme, legalizimi i armëve ishte njëra nga temat kryesore që u diskutuara, ku u theksua se Udhëzimi Administrativ për legalizim është në fazën e konsultimit publik dhe pritet që të kalojë fazat e nevojshme, në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të fillojë në muajin tetor të këtij viti.
Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se duhet të gjithë bashkërisht të angazhohemi për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Kosovë, në kuadër të iniciativës për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Objektiv kryesor brenda vitit 2023 është që të garantohet miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve, plotësisht i harmonizaur me kuadrin rregullator të BE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse të standardizuara me të gjithë rajonin”, tha zëvendësministri Zeka.
Duke u bazuar në deklaratën e përbashkët nga takimi i mbajtur në Podgoricë për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka bërë prioritet implementimin e këtyre obligimeve dhe u konstatua se Republika e Kosovës gjatë 10 viteve të fundit ka arritur progres të çmueshëm në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta dhe që nga viti 2008 është duke implementuar strategjia dhe plani i veprimit për AVL.
Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për shtim të dinamikës së punës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përcaktimit të prioriteteve dhe projekteve.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...