Zeka: Nëse shkojmë në zgjedhje, VV do të fitojë më shumë se Edi Rama në Shqipëri

19:41 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti nga NISMA, i koalicionit PAN, Milaim Zeka i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që nëse nuk i ka numrat që të zgjidhet kryetar i Kuvendit duhet të tërhiqet nga kjo garë.

Sipas Zekës, në këtë mënyrë Veseli do t’ia bënte një të mirë partisë së tij së cilës nuk i konvenon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë i bëjë thirrje Kadri Veselit që të tërhiqet nga gara për kryetar të Kuvendit sepse nëse shkojnë në zgjedhje, Vetëvendosje do të fitoj ma zi se Edi Rama në Shqipëri”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ndryshe ai a thënë se ai do ta votojë vetëm Kadri Veselin për kryeparlamentar dhe assesi ndonjë kandidat tjetër paushall.

“Unë i kam pasur brenda parlamentit të siguruara 80 vota për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por ka një marrëveshje koalicioni që i ndan pozicionet shtetërore dhe sipas saj i takon PDK-së posti i kryeparlamentarit. Unë do ta votoj Kadri Veselin, por jo një kandidat paushall, në asnjë mënyrë”.

Sipas tij, Vetëvendosjes i konvenon që të shkojë në zgjedhje pikërisht për faktin se e dinë se do të fitojnë shumë vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme