Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, duke folur për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka thënë se është për keqardhje që një njeri që ai e ka quajtur “kriminel dhe vrasës” të jetë zëri i serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Është për të ardhur shumë keq se përfaqësuesi i popullatës serbe në Republikën e Kosovës është një vrasës, një kriminel me emrin Milan Radojiçiq dhe një qeveri që është ndërtuar mbi bazamentin e Milan Radojiçiqit – një vrasësi”.
“Nëse Radojiçiqi do të flasë në mediat serbe në Beograd do të bëjë shumë liderë shqiptarë të Kosovës të skuqen para opinionit”.
Zeka ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se të gjithë politikanët kosovarë e kanë takuar Milan Radojiçiqin.
“Ne kemi dashur të ndërtojmë politikën mbi bazamentin e kriminelëve dhe krimit”.
“Me [Milan] Radojiçiqin në kushte normale duhet të na vijë marre të takohemi 500 metra larg, në Urë të Ibrit, dhe jo të ulesh dhe të bësh dialog politik me të”.
“Kryeministri [Ramush Haradinaj] e ka takuar, e ka takuar edhe [Behgjet] Pacolli, e kanë takuar njerëzit e PDK-së – nuk ka politikan të Kosovës që nuk është takuar me Milan Radojiçiqin”.
“Edhe nëse nesër mbahen zgjedhjet – prapë Milan Radojiçiqi do të luajë rol”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...