Kandidati për deputet nga Nisma Për Kosovën Milaim Zeka në një prononcim për arbresh.info ka treguar se çfarë do të bëjë nëse nuk arrin t’i marrë votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës .
Në pyetjen se a do të vazhdojë të qëndrojë në Nisma për Kosovën edhe nëse nuk zgjidhet deputet, Zeka tha që po, por nuk e përjashtoi mundësinë edhe të dalë nga kjo parti dhe t’i kthehet profesionit të gazetarisë. Ai madje ka bërë të ditur se ka oferta edhe për t’u bërë ministër.
” Unë do të vazhdoj të qëndroj në NISMA për Kosovën, nuk më intereson asnjë pozitë në parti. Në bazë të të gjitha parashikimeve unë jam deputet, nuk kërkoj pozicion në parti, nëse nuk bëhem deputet, mundem të jem ministër, kam oferta, por në qoftë se nuk zgjidhem deputet do t’i kthehem profesionit të gazetarit”, tha ai./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë