Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se nëse në vazhdimin e seancës konstituive më 24 gusht nuk zgjidhet për kryetar të Kuvendit Kadri Veseli, atëherë, partneri i koalicionit PAN do ta zhbllokojë Kuvendin.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Zeka ka thënë se Vetëvendosje dhe PDK-ja po luajnë me elektoratin.
Ai ka thënë se më 24 gusht do të përfundojë loja e VV-së dhe PDK-së.
Ky është shkrimi i plotë i deputetit Zeka:
Nëse me 24 nuk zgjedhet Kadri Veseli, NISMA do ta zhbllokoje Parlamentin
Ka një kohe te gjate, qe VV dhe PDK-ja, po luajnë guxhas me elektoratin e Kosovës. VV po luan me kartën e patriotizmit, bash si Millosheviqi qysh luajke me hajvanatin serb. Hera e pare qe është pranu se ka faj kolektiv, është rasti i serbeve.
Ndërsa PDK-ja, po e trajton elektoratin, bash sikur me kane lope te gjalla. Shtrenjte kane me pagu ketë trajtim ne zgjedhjet lokale.
Po deshiroje te them nje gje: me 24 gusht do marre fund loja e VV-se, dhe loja e PDK se. Heret ashte me fole, po do shihet edhe loja jone, me, ose pas datës 24!
E përgëzoje Adem Mikullovcin, i cili mori vendim ne te mirën e Kosovës!/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit