Kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Zeka ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen e ministrive mes dy subjekteve fituese në zgjedhje. Ka pasur deklarata të ndryshme pasi që Rexhep Selimi mbrëmë tha që ministria e drejtësisë dhe e mbrojtjes i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo nuk negociohet. Edhe Zeka ka diçka për të thënë për këtë.
“Nëse Albin Kurti nuk i merr ministritë e Drejtësisë, Financave dhe të brendshme atëherë nuk mund të i shtyjë proceset përpara, nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë Zeka.
Gjithsesi ai ka shtuar se qeveria e ardhshme nuk mund të merret me problemet që i prekin qytetarët pasi që duhet që të koncentrohet tek dialogu me Serbinë.
“Kjo qeveri nuk mund të merret me zgjidhjen e problemeve emergjente të Kosovës siç janë uji, rryma, spitalet, shkollat etj… kjo për shkak se do të jetë qeveri e dialogut”, shtoi Zeka.
Tutje ai thotë se Kurti nuk do shantazhohet në dialog dhe pret që ai të jetë i vendosur në takime.
“Unë e njoh Albinin, ai nuk i nënshtrohet askujt madje as ndërkombëtarëve. Druhem se ai mund të përballet me një skenar të dhimbshëm që të mos hipë fare në postin e kryeministrit për shkak të kësaj”./T7/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...