Zeka: Kurti i ka thënë prokurorit special ‘bëj diçka’ ndaj Thaçit

22:24 | 24 Qershor 2020
L G

ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka kontribuar në ngritjen e aktakuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bëj diçka”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”

“Kurti e ka ndërtuar një piramidë me urrejtje dhe akuza, konkretisht ndaj Thaçit”, ka deklaruar ai.

“Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribuar kësaj  deklarate politike të prokurorit, sepse e ka parë terrenin e morrave në Kosovë”, është shprehur ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme