Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë se arsimi shqip bëhet folklor e patriozitëm, atëherë e ka hëngër dreqi këtë vend.
Këtë deklaratë, Zeka e bëri gjatë seancës së Kuvendit kur po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Mësimdhënësit e viteve të 90’ta, raporton Arbresh.info.
“Kur edhe arsimi shqip bëhet folklor e bahet patriotizëm e ka hangër dreqi këtë vend. Kur Adem Demaçi ka dhënë një sakrificë kolosale për të gjithë shqiptarët. Në qoftë se dikush e harron kontributin e sindikatës së punëtorëve në krye me profesor doktor Hajrullah Goranit. Figurat kombëtare nuk janë pronë private e askujt, janë pronë e historisë sonë kombëtare”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, fajin për zvarritjen e sjelljes në Kuvend të këtij Ligji e kanë edhe deputetët e legjislaturave të kaluara./Arbresh.info
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...