Milaim Zeka e ka quajtur zëvëndëskryministrin në largim, Haki Abazin si koronavirus të kësaj qeverie, derisa Albin Kurtin e ka krahasuar me Enver Hoxhën.
“Haki Abazi është koronavirusi i kësaj qeverie. Ai është maestro e thurjes së intrigave duke e rrejt Albinin, duke i thanë që i njoh do amerikanë. Albini ka ra totalisht nën ndikimin e njerëzve si Haki Abazi dhe disa këshilltarve të tij vendor e nga Tirana, për konfrontimin e tij të pashëmbyllt në histori.
Vetëm Enver Hoxha është konfrontu në përmasat e Albin Kurtit. S’ma merr mendja që ky do të konfrontohej me Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Zeka në T7. Ai tutje ka thënë se Kurti e ka përdor pandeminë për armë.
“Albin Kurti po e ndje kauzën, këta hajna e na patriota. Kjo ka sjellë armiqësi mes këtyre dy blloqeve saqë ka sharje e kërcënime”.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...