Masat që janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, që nga shpërthimi i pandemisë reflektohen në masë të madhe me ato që kanë qenë në rekomandimet e Odës Amerikane, kështu ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Mes tjerash Zeka ai për Ekonomia Online tha se, problem kryesor i bizneseve për gjatë 5 muajve ka qenë vështirësia në likuiditet, dhe lehtësimi i qasjes në financa do të ishte ndër masat më të mirëpritura nga pakoja e rimëkëmbjes.
Sipas tij, institucionet e vendit janë vonuar në aprovimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, teksa thotë se shtetet e tjera kanë nisur me pakot e treta në mbështetje të ekonomisë.“Masat që janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes reflektohen në masë të madhe edhe ato që kanë qenë në rekomandime edhe të Odës Amerikane për gjatë këtyre 5 muajve të kaluar. Prej ditës së parë të shpërthimit të pandemisë Qeveria e Re duket se ka marrë në mase të madhe në konsideratë edhe ato që kanë qenë si rekomandime të qeverisë së kaluar. Disa prej masave siç janë lehtësimi i qasjes në financa, ofrimi i garantimit për kreditë e reja, shtoi Zeka.
Ai tha se kostoja e shtetit është paraparë të jetë 300 deri 400 milion euro në zbatimin e këtyre masave nga pakoja e rimëkëmbjes.
“Kur jemi të financimi i pakos së rimëkëmbjes janë huazimet ndërkombëtare të cilat janë siguruar nga ana e qeverisë dhe këto marrëveshje financiare ndërkombëtare të cilat janë aprovuar nga ana e Kuvendit së fundmi. Kostoja e shtetit është paraparë të jetë 300 deri 400 milion euro në zbatimin e këtyre masave nga pakoja e rimëkëmbjes. Kjo nuk do të thotë që të gjitha do të shpenzohen por kjo është kostoja e mundshme meqenëse shteti ka paraparë që të mobilizohen 1.2 miliardë kryesisht mjete kreditore, bankare të vendit. Pastaj është edhe dyfishimi i buxhetit për Bujqësi”, shtoi ai.
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...