Deputeti nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka, gjatë seancës së sotme për gjenocidin serb në Kosovë, tha se një iniciativë është lojë me viktimat dhe familjarët.
“Po të na thirrte disa deputetëve ja kisha thënë disa mendime Kadri Veselit. Ai ka thënë se do të lobojë, por ai nuk ka lobuar as tek deputetët këtë iniciative. As muzeu i gjenocidit as gjykata as institute as asgjë tjetër nuk është pronë, kjo është lojë me neve me viktimat, një ndër to është edhe nëna ime.”tha ai
Zeka gjithashtu ka përmendur edhe emrin e Vasfije Krsniqit, ku tha se politikanët ishin të interesuar të dëgjonin ato histori vetëm për poena politik.
“Këta politikanë heshtën për shumë krime. E bënë histori Vasfije Krasniqin, se ju interesoi edh perdhunimi I femrave për poena politik e për propagandë” tha ai
Deputeti Zeka u deklarua se do e votoj këtë iniciativë, por thotë se është i bindur që ky tribunal ndërkombëtar nuk do të krijohet kurrë./Arbresh.info
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën