Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, është shprehur optimist se vizat liberalizohen deri në fund të këtij viti.
Zeka në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, është i mendimit se procesi i integrimeve do duhej të ishte më i shpejt, por thotë se një shtet i ri si Kosova me sfidat që ka kaluar do të justifikonte ritmin e ngadaltë të ecjes në këto integrime.
Ai ka thënë se objektiv i të gjitha subjekteve politike që veprojnë në Kosovë, pa dallim nacionaliteti dhe spektri politik duhet të jetë agjenda shtetërore që nënkupton ecje në zënien e hapave integrues.
“Integrimi i Kosovës do të duhej të ishte një konsensus parimor i të gjitha subjekteve politike, andaj edhe partitë opozitare duhet të jenë të gatshme për të pranuar konsensusin politik që kërkon Brukseli”, ka thënë Zeka, duke theksuar se Evropa dhe institucionet e saja kanë një pozitivitet më të madh për Kosovën se sa vetë kosovarët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...