Deputeti i Nismës për Kosovën, Milazim Zeka, është shprehur se të gjithë deputetët janë në bisedime për të gjetur një zgjidhje të situatës politike.
Zeka thotë se ai bashkë me kolege të tjerë të Nismes po bisedojnë për çdo opsion të mundshëm, duke shtuar se beson që në seancën e radhës do të vazhdojnë tutje.
“Te gjithe po punojme per zhbllokimin e institucioneve. Te nderuar qytetare, shumica e ne deputeteve jemi ne bisedime per te gjetur nje menyre se si te dalim nga kjo situate. Une, sebashku me kolege te tjere te NISM-es, po takohemi, edhe po bisedojme per çdo opcion te mundeshem. Personalisht, jam takuar me shumicen e deputeteve, edhe jam shume i bindur se ne seancen e radhes do te vazhdojme tutje. Aresyeja qe po shkruaj kohe pas kohe, eshte thjeshte informimi i votueseve, edhe i njerezeve qe kane aresye politike, dhe njerezore. Do beja apel tek koleget e mi gazetare, qe te shkojne pertej lajmeve spekulative te disa spekulanteve politik, te cilet fare nuk skuqen kur thojne”(sic) ka shkruar Zeka në Facebook.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi