Gazetari, Milam Zeka ka thënë në emisionin DPT te Fidani se nuk beson që kryeministri, Albin Kurti, është kundër SHBA’së, por që qëndrimet e tija politike po dalin të kundërta me administratën amerikane.
Ai shton se presidenti, Hashim Thaçi, ka ditur gjithmonë të reshtohet mirë në punët e jashtme, ndonëse në punët e brendshme ka qenë i dobët dhe është dashtur të ndjeket nga prokuroria për privatizime që e kanë lënë Kosovën shumë të dobët.
Zeka fajëson Lidhjen Demokratike të Kosovës për siç thotë ai, dëmet që po i bëhen Kosovës në raport me SHBA’në.
Ai mendon se ‘LDK duhet me i dhënë ultimatum Albin Kurtit lidhur me taksën.
Ai shtoi se ka burime që takimi i fundit në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit nuk ka përfunduar miqësisht, pasi i pari i LDK’së e ka lëshuar takimin.
“Qëndrimet e tij politike bien ndesh me administratën amerikane”, shpjegoi Zeka.
Ish-deputeti parashikon fundin e qeverisë Kurti nëse nuk ndryshon raporti i tij me SHBA’në.
“S’është bre Albini më i fortë në raport me ndërkombëtarët se Ramush Haradinaj. E rrëzuan Ramushin, kanë me e rrëzu edhe Albinin”, tha Zeka.
“Me pas prit Europën na s’do të ishim në tokë të dheut. Europa bën hajgare, Europa e ka problem Erdoganin, Rusinë. Aleati kryesor i Kosovës që punon në mbrojtje të shqiptarëve janë amerikanët. Tjerët i kemi partnerë të biznesit”, theksoi Zeka.
“Nuk po e kuptoj qëndrimin e LDK’së për taksën. Nëse mendojnë se Kurti e ka gabim duhet të dalë në publik ta thotë. Kemi burime se në takimin e fundit, Isa Mustafa e ka lëshuar takimin me Kurtin”, thotë ai.
“Ka qenë takim i ashpër”, shton ai.
“Kurti e ka të lehtë. Le të dalë në ato videot e tija zyrtare dhe të thotë: Kemi përpara një moment historik, duhet ta heqim taksën. Kaq të lehtë e ka ai.” /Express/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...