Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk janë treguar aspak serioze gjatë negociatave mes tyre për krijimin e institucioneve.
“Kanalet e komunikimit kanë qenë anormale dhe premtimet dhe deklaratat e tyre kanë qenë sinjali më i mirë për ata që deshifrojnë deklarata të liderëve politikë. Isa Mustafa në momentin që është përzier në këtë çorbë është ditur se do t’i vjen një erë e keqe. Vjosa Osmani është e vetmja që ka pasë mandat që ta zgjidhë problemin e krijimit të Qeverisë me Albin Kurtin”, ka thënë Zeka, njofton Klan Kosova.
“Albin Kurti mund të marrë vendime pa e pyetur VV-në. Kurti e ka fuqinë vendimmarrëse çka nuk e ka Isa Mustafa në LDK. Struktura e LDK është e ndërtuar në atë mënyrë që duhet mbledhur një forum për të marrë vendime. Për mua bllokues në këto negociata është Isa Mustafa – humbës do të jetë Albin Kurti”, tha Zeka
“Mustafa është bllokues sepse matematikat e tij janë me një stad të veprimit të gjatë. Mustafa ta vë ndërskamcën në Prishtinë, ndërsa Albin Kurti e merr vesh kur rrëzohet në Tiranë. Kurti nuk e ka kuptuar se asnjë teori politike nuk mund të zbatohet në Kosovë”, ka shtuar Zeka.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit