Google ADS

Zeka i reagon ashpër deputetes së VV-së: Je njësoj si Daçiqi, veç ti e ai bëni deklarata të poshtra

15:52 | 12 Prill 2018
V. S.

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VV-së Fitore Pacollit. Zeka e quan rren të kulluar atë që deklaroi më parë zyrtarja e VV-së për gjoja se janë dhënë sinjale negative se nuk ka viza as këtë vit për kosovarët.

Zeka e quan turp për Vetëvendosjen se si lejohet një person si Pacolli të shkojë në takime me ndërkombëtarët dhe kësisoj të gënjejë para opinionit

“Prej A deri në ZH cka ka thon ajo është rren e kullume dhe deklaratë si me kon e pagume, dmth Fitore Pacolli është në linjë absolute me Daçiqin, veç ai dinë më bo deklarata kaq të poshtra sa ajo. Unë këtë shqetësim e kam paraqit edhe te disa deputet të VV’së dhe ju kam thënë se një njeri i tillë jo se ju bën nder juve por është turp i VV’së me çu një njeri të tillë në takim më ndërkombëtarë sepse del e rren e dezinformon opinionin, keqpërdor takimin tonë më dyer të mbyllura, dhe kjo është komplet një diçka që nuk është e vërtetë”, ka thënë Zeka për Express.

Deputeti i Nismës sqaroi se çka saktësisht ka thënë zyra e BE-së në Prishtinë në takimin e sotëm me Komisionin për Integrime.

“Ka thënë se ka sinjale shumë pozitive,  ne do ta hartojmë një raport bashkërisht me deputet dhe do t’ia cojmmë këtë njerëzve të cilët marrin vendime për liberalizimin e vizave dhe do të tregojmë progresin në Kosovë, natyrisht që ka thënë se lufta për korrupsion  duhet të vazhdojë”, ka shtuar Zeka.

Sipas tij, ata në mënyrë absolute nuk kanë thënë se nuk do të liberalizohen vizat. “ përkundrazi po e citoj vetën çka thashë në Komision është se shpresoj që në rastin e krishtlindjeve  në muajin dhjetor qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza, ata kishin mund të më thonin jo nuk është e mundshme, delegacioni i tyne kish mujtë të më demantojë”, sqaroi ai.

Për deklaratat e Pacollit reagoi më herët edhe Blerta Deliu. Kryetarja e Komisionit për Integrime e ka demantuar deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për deklarimet e saj se Kosovës as këtë vit nuk do t’i liberalizohen vizat./gazeta express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme