Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka ka folur gjatë seancës e cila po mbahet sot e thirrur nga partitë opozitare.
Ai ka thënë se kjo seancë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ngjason me atë të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, i cili njësoj sipas Zekës në atë kohë bënte kësi llojë thirrje për seanca, transmeton Indeksonline.
Zeka thotë se për rastin e Astrit Deharit nuk është problemi te gjyqtari, Beqir Kalludra, mirëpo sipas tij, problemi qëndron te sistemi.
“Seanca e thirrur nga VV është një seancë politike, por është edhe një seancë që i ngjan ish kryeministrit Hashim Thaci. I cili thirrke jo dëshirojmë ta bëjmë ushtrinë, ne sot me këtë seancë nuk do ti zgjidhemi problemet , nuk është problem këtu gjyqtari Kalludra, por është sistemi, për këtë nuk dëshiron as VV me bë ndryshime as ne deputet tjerë, ne shohim në parlament se ka deputet që flasin me paragjykime edhe në raport me drejtësi, kur ju konvenon atyre ajo që bënë gjykata kundër aktivistëve të VV-së qenka shkelje ligjore e kur e bënë kundër deputetëve tjerë qenka krejt normale paska prova pra.
Ndoshta janë paragjykimet e tilla që kanë sjellur edhe pakënaqësitë e partisë së tyre që kanë ardhur në të”, ka thënë Zeka.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...